Festim Halili
Drejtor i NP Radiodifuzioni Nacional
Akademia: Dr. Festim Halili është profesor inordinar (i Asociuar)
Ushtrues detyre: Drejtor i NP Radiodifuzionit Nacional
Akademia
Dr. Festim Halili është profesor inordinar (i
Asociuar) dhe ligjëron në Universitetin Teknik të Vienës lëndët në
ciklin e magjistraturës: Service Oriented Computing dhe Artificial
Intelligence and Prolog. Njëherit, është profesor dhe në Universitetin e
Tetovës, në katedrën e Informatikës.
Si profesor vizitues ka ligjëruar në: Universitetin e Kraiovës në
Rumani, Universitetin Pecs Szeged dhe Pannonia të Hungarisë,
Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Lituanisë, UBT në Kosovë,
Universitetin e Sarajevës, Universitetin Ballkanik, Universitetin e
Evropës Juglindore. Njëherit, ka fituar dhe bursën prestigjioze
britanike British Scholarship Trust, ku ka qëndruar për hulumtime
shkencore të doktoraturës në Universitetin Royal Holloway të Londrës.
Përpos kësaj, ka fituar dhe bursën gjermane DAAD dhe ka qëndruar për
studime në Universitetin Teknik të Minhenit (TUM), me punë praktike në
BMW, Siemens dhe të tjera, ku dhe ka arrit notat maksimale.
Bursist i rregullt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që nga
shkolla e mesme e deri në studimet master, duke patur konsistencë të
suksesit.
Në vitin 2015 ndjek studime në Universitetin e Ilinoisit Verior (NIU) në ShBA.
Anëtar në shumë organizata:
Anëtar në komisionin për aprovimin e bursave në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Anëtar në bordin e FORUMIT DIGJITAL të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
Pika Kontaktuese Nacionale për kërkime dhe Inovacione ne BE për shoqëritë përfshirëse, Inovative dhe reflektuese (Janar 2016)
Anëtar në komisionin për nostrifikimin e diplomave në fushën e Shkencave të Aplikuara.
Kryetar i komisionit të sistemeve politike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (2016 – 2017)
Redaktor në proc. Book, IEEE International Conference on
Computational Intelligence, Communication Systems and Networks,
CICSyN2014
Anëtar në Këndin Amerikan në Tetovë
Nën-Kryetar i Rrjetit Akademik dhe Kërkimorë të Maqedonisë (deri në vitin 2016)
Anëtar i Bordit të Akreditimit dhe Vlerësimit të Maqedonisë (deri në vitin 2016)
Ekspert i IT-së në Byron e Furnizimeve Publike të Republikës së Maqedonisë
Anëtar i Qendrës SN7
Projekte të realizuara :
CEEPUS – Modelling, Simulation and Computer-aided Design in Engineering and Management
CEEPUS – Research, Development and Education in Nonconventional processes
CEEPUS – Building Knowledge and Experience Exchange in CFD
EcoManAqua – Ecology and Management of aquatic ecosystems in Central, East and South East Europe.
Center for Social Cohesion in Tetovo
Online Encyclopedia for Telecommunication – INACON GmbH 2009
Protocol Help for Wireshark Protocol – INACON GmbH 2010
IPA-CBC Transboundary cooperation for ecosystem in Sharr Mountain
LYRA Wallet – online payment electronic system for university activities – Allbatron Slovenia 2014
Macedonia Cap Project – Green Club 2015
Establishing a database for question regarding the external exams in
high schools in Albanian and Turkish Language – Ministry of Education
and Science 2014.
Lëndët që ligjëron
– Inxhinieria Softuerike
– Informatike e orientuar drejt shërbimit
– Siguria e Bazës së të dhënave
– Intelegjenca Artificiale
– Multimedia dhe Web Dizajn
– Sistemi i menaxhimit të bazës së të dhënave
– Strukturat e të dhënave
– E-Biznes
– Statistikë me informatikë mjekësore