• Ballina
  • Biografia
  • Kontakt
  • Ballina
  • Biografia
  • Kontakt

Tetovo, 1200
Nord Macedonia 

festim.halili@unite.edu.mk
REPLY IN 24 HOURS 

   


Dr. Festim Halili u angazhua drejtor i NP Radiodifuzionit Nacional më 09 Nëntor 2020. Ka qenë i angazhuar për 12 vite në sektorin publik dhe privat në fushën e teknologjive të informacionit si dhe komunikimet elektronike.
 Nga viti 2008-2010 ka qenë konsultant dhe zhvillues i protokoleve te telekomunimimit në kompaninë gjermane për telekomunikacion Inacon GmBH me seli në Karlsruhe të Gjermanisë, ku ka punuar në projekte të mëdha si: wireshark help protocol dhe enciklopedinë e komunikimeve elektronike. Në të njëjtën kohë ka bashkëpunuar dhe me kompaninë amerikane Scopic Software duke programuar në QT.
Në vitin 2009 filloi me punë në qendrën e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Tetovës, ku menaxhonte me rrjetin kompjuterik te kampusit universitar, bazën e të dhënave për proceset e ndryshme, si dhe mirëmbajtjen e harduerit. Paralelisht, mbante dhe ushtrimet si asistent në lëndë të ndryshme në katedrën e informatikës.
Në vitin 2014, emërohet shef i Zyrës për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte, pranë rektoratit të universitetit, ku për herë të parë arriti të fitoj projekt evropian nga IPA-CBC fondet evropiane në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Njëherit, menaxhoi dhe projekte të Google, konferencën shkencore të IEEE për komunikime elektronike, HCFC, Projekt ShBA-Maqedoni e Veriut në fushën e mjekësis, si dhe shumë projekte të tjera.
Në Prill të vitit 2016, merr detyrën e Zv. Kryeministrit në qeverinë e R. Së Maqedonisë ku udhëhoqi dhe me komisionin për sistem politik. Gjatë kësaj periudhe ndihmoi në themelimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, zgjerimin e Universitetit të Tetovës me dy fakultete të reja, atë Pedagogjik dhe të Bujqësisë, si dhe 130 punësime të reja si staf akademik ashtu edhe administratorë në Universitet të Tetovës. Njëherit, ndikoi në rritjen e Përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Polici, Shëndetësi, Postë dhe shumë institucione të tjera. Ishte vendimarrëse dhe reduktimi drastik i ndotjes së ambientit në Tetovë dhe më gjerë, me iniciativën për mbylljen e Jugokromit, për shkak mos vendosjes së filtrave. Për shumë projekte kapitale u rrit buxheti si: Teatri i Tetovës dhe Shkupit, Sheshi Skenderbej, Muzeu i Alfabetit, Sistemi i ujitjes Raven – Reçicë etj.
Në tetor të 2019 merr drejtimin e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku realizoi projekte të ndryshme në infrastrukturë dhe zgjërim të kapaciteteve të digjitalizimit.
Në nëntor të 2020 jep dorëheqje tek hekurudhat, për të drejtuar një ndërrmarje tjetër publike, siç është Radiodifuzioni Nacional, me qëllim të realizimit të Agjendës digjitale Evropiane në Maqedoninë e Veriut, të përpiluar nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian.

Festim Hal​​ili

Drejtor i NP Radiodifuzioni Nacional

Akademia: Dr. Festim Halili është profesor inordinar (i Asociuar)
Ushtrues detyre:  Drejtor i NP Radiodifuzionit Nacional                
            

                               ​            
            

Akademia 

Dr. Festim Halili është profesor inordinar (i Asociuar) dhe ligjëron në Universitetin Teknik të Vienës lëndët në ciklin e magjistraturës: Service Oriented Computing dhe Artificial Intelligence and Prolog. Njëherit, është profesor dhe në Universitetin e Tetovës, në katedrën e Informatikës. Si profesor vizitues ka ligjëruar në: Universitetin e Kraiovës në Rumani, Universitetin Pecs Szeged dhe Pannonia të Hungarisë, Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Lituanisë, UBT në Kosovë, Universitetin e Sarajevës, Universitetin Ballkanik, Universitetin e Evropës Juglindore. Njëherit, ka fituar dhe bursën prestigjioze britanike British Scholarship Trust, ku ka qëndruar për hulumtime shkencore të doktoraturës në Universitetin Royal Holloway të Londrës. Përpos kësaj, ka fituar dhe bursën gjermane DAAD dhe ka qëndruar për studime në Universitetin Teknik të Minhenit (TUM), me punë praktike në BMW, Siemens dhe të tjera, ku dhe ka arrit notat maksimale. Bursist i rregullt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që nga shkolla e mesme e deri në studimet master, duke patur konsistencë të suksesit. Në vitin 2015 ndjek studime në Universitetin e Ilinoisit Verior (NIU) në ShBA.  

 Anëtar në shumë organizata:
Anëtar në komisionin për aprovimin e bursave në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Anëtar në bordin e FORUMIT DIGJITAL të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
Pika Kontaktuese Nacionale për kërkime dhe Inovacione ne BE për shoqëritë përfshirëse, Inovative dhe reflektuese (Janar 2016)
Anëtar në komisionin për nostrifikimin e diplomave në fushën e Shkencave të Aplikuara.
Kryetar i komisionit të sistemeve politike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (2016 – 2017)
Redaktor në proc. Book, IEEE International Conference on Computational Intelligence, Communication Systems and Networks, CICSyN2014
Anëtar në Këndin Amerikan në Tetovë
Nën-Kryetar i Rrjetit Akademik dhe Kërkimorë të Maqedonisë (deri në vitin 2016)
Anëtar i Bordit të Akreditimit dhe Vlerësimit të Maqedonisë (deri në vitin 2016)
Ekspert i IT-së në Byron e Furnizimeve Publike të Republikës së Maqedonisë
Anëtar i Qendrës SN7
  Projekte të realizuara : 

CEEPUS – Modelling, Simulation and Computer-aided Design in Engineering and Management
CEEPUS – Research, Development and Education in Nonconventional processes
CEEPUS – Building Knowledge and Experience Exchange in CFD
EcoManAqua – Ecology and Management of aquatic ecosystems in Central, East and South East Europe.
Center for Social Cohesion in Tetovo
Online Encyclopedia for Telecommunication – INACON GmbH 2009
Protocol Help for Wireshark Protocol – INACON GmbH 2010
IPA-CBC Transboundary cooperation for ecosystem in Sharr Mountain
LYRA Wallet – online payment electronic system for university activities – Allbatron Slovenia 2014
Macedonia Cap Project – Green Club 2015
Establishing a database for question regarding the external exams in high schools in Albanian and Turkish Language – Ministry of Education and Science 2014.

  Lëndët që ligjëron 
– Inxhinieria Softuerike
– Informatike e orientuar drejt shërbimit
– Siguria e Bazës së të dhënave
– Intelegjenca Artificiale
– Multimedia dhe Web Dizajn
– Sistemi i menaxhimit të bazës së të dhënave
– Strukturat e të dhënave
– E-Biznes
– Statistikë me informatikë mjekësore

2021 - Dizajnuar nga Festim Halili dhe Urbanteam, ki web site hostohet nga Urbanteam.